Gjirokastra mirëpret “Festën e Këngës”
Maratona artistike “Festa e Këngës” solli atmosferë festive në Gjirokastër. Aktiviteti artistik u zhvillua në zemër të qendrës historike të qytetit, një prej pasurive më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare. Sheshi i Çerçizit u shndërrua në një skenë të madhe të muzikës popullore, ku qindra qytetarë dhe vizitorë ndoqën interpretimet e disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare. “Festa e Këngës” mblodhi në Gjirokastër këngëtarët: Irma dhe Eranda Libohova, Eli Fara, Vaskë Curi, Silva Gurabardhi, grupin “Ali Pasha”, e shumë të tjerë. Programi artistik ndërthuri këngët e njohura të folklorit me krijime të reja, duke promovuar vlerat e muzikës shqiptare dhe duke krijuar një urë komunikimi mes artistëve të afirmuar dhe brezit të ri të këngëtarëve. “Festa e Këngës” është konceptuar si...
Burimi:
kultplus.com