George dhe Amal Clooney evakuohen nga vila në jug të Francës për shkak të zjarreve
George dhe Amal Clooney janë detyruar të largohen përkohësisht nga prona e tyre në jug të Francës, pasi zjarre të mëdha pyjore kanë përfshirë zonën përreth Brignoles. Çifti hollivudian ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse vila e tyre do t’i shpëtojë flakëve, ndërsa kanë shprehur shqetësim për situatën dhe solidaritet me banorët e prekur nga zjarret. Në një mesazh drejtuar autoriteteve lokale, George dhe Amal Clooney kanë theksuar se mbështesin komunitetin dhe se do të qëndrojnë pranë banorëve edhe pas përfundimit të krizës, përcjell KultPlus. Prona e tyre ndodhet në një zonë rurale të Francës jugore, ku çifti jeton së bashku me binjakët Ella dhe Alexander. Clooney kishte treguar më herët se e kishte zgjedhur këtë vend për t’u ofruar fëmijëve një...
Burimi:
kultplus.com