“Fundi i Golemëve” që sjell në skenë dramën, tradhtinë, dashurinë dhe fatin e një familjeje shqiptare, me muzikë…
Nga Julia Vrapi Opera shqiptare “Fundi i Golemëve”, një ngjarje artistike dhe historike, që pritet të lërë gjurmë në artin operistik shqiptar. “Fundi i Golemëve”, opera shqiptare e kompozuar nga Nikolla Zoraqi në vitin 1963, vjen për herë të parë si premierë botërore në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku do të shfaqet për tre mbrëmje këtë maj për publikun, ndërsa është dhe një ngjarje e rëndësishme në aktivitetin artistik këtë sezon. Me një kast artistësh shqiptarë, orkestrën, korin, baletin dhe solistët e TKOB-së, opera “Fundi i Golemëve” një vepër që sjell në skenë dramën, tradhtinë, dashurinë dhe fatin e një familjeje shqiptare në prag të rënies së epokës së Skënderbeut, duke rikthyer fuqishëm historinë dhe identitetin tonë kombëtar përmes muzikës operistike...
Burimi:
sot.com.al