Fluks në shtëpitë e Kadaresë e Agollit, vizitorët francezë më të interesuarit për shkrimtarët

Fluks në shtëpitë e Kadaresë e Agollit, vizitorët francezë më të interesuarit për shkrimtarët

Në zemër të Tiranës, mes zhurmës së qytetit dhe ritmit të verës, ndodhet një adresë që çdo ditë pret vizitorë të shumtë. Jo për të pushuar, por për të udhëtuar në kohë, përmes jetës dhe veprës së dy prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Shtëpitë Studio të Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit janë kthyer në një nga ndalesat më interesante të turizmit kulturor në kryeqytet. Sot, në korridoret ku dikur shkruheshin romane e poezi, dëgjohen zëra në gjuhë të ndryshme. Vizitorë nga e gjithë bota ndalen për të njohur jo vetëm dy autorët, por edhe një pjesë të historisë dhe kulturës shqiptare. “Quhem Xhulia dhe jetoj në Paris. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Vëllai im, i cili ka ardhur disa...