“Flas Shqip” në skenë, festivali i monodramës vlerëson Marjeta Larjan dhe dramaturgjinë shqipe
Marjeta Larja u rikthye pas një kohe të gjatë në teatër. Në natën finale të Festivalit të Monodramës “Flas shqip”, aktorja interpretoi në rolin e protagonistes veprën e dramaturgut Naun Shundi, që trajton ndryshimin drastik midis qenies njerëzore dhe asaj qenore. Një qytetar vendos të marrë në shtëpinë e tij qen që e gjen të braktisur në një kazash plehrash dhe mes tyre nis një komunikim nëpërmjet një gjuhe që e kuptojnë dhe e flasin të dy, gjuhës qenërore. Për këtë rol, Larja u vlerësua nga juria me çmimin aktorja më e mirë e festivalit. Shfaqja më e mirë u përzgjodh monodrama e Erand Sojlit, Dashuri Virtuale. “Ky çmim më gëzon pa masë sepse shkon për teatrin e Diasporës”, shprehet Erand Sojli. “Dramaturgjia më e...
Burimi:
top-channel.tv