Flaka Loxha një fitore larg medaljes, siguron gjysmëfinalen
Flaka Loxha ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, pas fitores ndaj Michela Terranovas. Me këtë sukses, xhudistja kosovare është vetëm një fitore larg medaljes dhe tashmë renditet mes katër më të mirave të kësaj gare. Loxha do të kërkojë fitoren edhe në gjysmëfinale, me synimin për të kaluar në finale dhe për të luftuar për medaljen e artë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com