Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris më 1919
Shqiptarët e të drejtat e tyne At Gjergj Fishta O.F.M./ Paris 20 qershor 1919 Por asht edhe gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji Kombit, në kjoftë se ne, nën fjalën barbari, kuptojmë egërsinë ose breshtninë e Shpirtit të tij, ashtu si duen me e kuptue kundërshtarët tonë, kur e kanë fjalën për Kombin Shqiptar. Të marrunit e gjakut buron prej mndorjeve të jashtme e prej të metave të organizimit shoqnor të nji Kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve, për të cilët nuk mund të thohet se kanë kenë të egjër e breshtnorë. Në Biblën Shenjte këndohen këto fjalë:“Propinquus occisi homicidam interficiet: statim ut apprehenderit eum,...
Burimi:
kultplus.com