Fjalia e thënë në Beograd: Përse mirënjohja nuk është monedhë në diplomaci

Fjalia e thënë në Beograd: Përse mirënjohja nuk është monedhë në diplomaci

Atdhe Hykolli Prishtinë, 8 gusht 2026 Fakti është i konfirmuar dhe nuk lë hapësirë interpretimi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të mbajtur në Beograd, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u pyet nëse Serbia mund të llogarisë ende në qëndrimin ukrainas ndaj Kosovës. Përgjigjja e tij ishte se Ukraina respekton integritetin territorial të partnerëve dhe të drejtën ndërkombëtare, se qëndrimi i Kievit ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar dhe se Ukraina është mirënjohëse ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial ukrainas, përfshirë Krimenë. Vizita u zhvillua tri javë pas samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Kiev, ku Vuçiq ishte i vetmi udhëheqës që nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët për shtimin e presionit ndaj Rusisë. Përse Kievi zgjodhi këtë...