‘Finale para finales’, Franca apo Spanja në finalen e madhe të Botërorit
Franca dhe Spanja do të përballen nesër mbrëma në një nga ndeshjet më të mëdha të Kupës së Botës 2026, në një duel që shumëkush e kanë cilësuar si “finale para finales”. Kampionët e Evropës dhe skuadra e Didier Deschampsit do të matin forcat në AT&T Stadium në Arlington të Teksasit, me synimin për të siguruar një vend në finalen e madhe të turneut. Franca vjen në këtë përballje me një repart ofensiv të frikshëm, të udhëhequr nga kapiteni Kylian Mbappe, i cili ka realizuar tetë gola në gjashtë ndeshje dhe është një nga kandidatët kryesorë për “Këpucën e Artë”. Përveç Mbappe-s, “Gjelat” kanë në dispozicion një sulm të mbushur me yje, ku bëjnë pjesë Michael Olise, fituesi i Topit të Artë Ousmane Dembele, si...
Burimi:
kultplus.com