Filmi “Guximtarët” i vitit 1970 do të restaurohet, pritet të shfaqet në kinemanë e Arkivit të Filmit

Filmi “Guximtarët” i vitit 1970 do të restaurohet, pritet të shfaqet në kinemanë e Arkivit të Filmit

Filmi “Guximtarët” një prodhim kinematografik i vitit 1970 me regji nga Gëzim Erebara do të restaurohet. Restaurimi i filmit u bë me dije një ditë më parë nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit, duke pohuar për lajm të mirë për kinematografinë shqiptare dhe nostalgjikët e saj. “Falë nismës “Adopto një Film për Restaurim” nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, do të restaurohet filmi “Guximtarët”. Nisma vazhdon të jetë ende e hapur, për këtë na kontaktoni në inbox. Faleminderit nga zemra donatorit të këtij filmi që ka dëshiruar të mbetet anonim. Së shpejti, premiera e filmit të restauruar në kinema “Drita””, thuhet nga AQSHF. Restaurimi i këtij filmi përbën një tjetër përpjekje për ruajtjen e trashëgimisë së kinematografisë shqiptare dhe rikthimin e veprave të rëndësishme tek...