FFK kujton Fadil Vokrrin në ditëlindjen e tij: Përjetësisht legjendë e futbollit të Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka përkujtuar sot legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në ditën e lindjes së tij, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që ai dha si futbollist dhe si president i FFK-së. Në një mesazh përkujtimor, FFK thekson se Vokrri mbetet një figurë e paharrueshme, e cila mishëroi ëndrrën, krenarinë dhe rrugëtimin e futbollit të Kosovës, përcjell KultPlus. “Ka njerëz që largohen nga kjo botë, por nuk largohen asnjëherë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve. I tillë është legjenda jonë, Fadil Vokrri”, thuhet në reagimin e Federatës. Sipas FFK-së, Vokrri nuk e shihte futbollin vetëm si një lojë, por si një mision për ta ngritur emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nga sukseset e tij si futbollist e deri te udhëheqja e...
Burimi:
kultplus.com