Festivali i muzikës baroke, “Klithma Mesdhetare” në muzeun arkeologjik të Durrësit

Festivali i muzikës baroke, “Klithma Mesdhetare” në muzeun arkeologjik të Durrësit

U zhvillua mbrëmjen e së premtes, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës baroke, koncerti “Urlo Mediterraneo – Klithma Mesdhetare”, në ambientet e muzeut arkeologjik në Durrës. Koncerti solli emocione të veçanta përmes melodive arbëreshe, të interpretuara me mjeshtëri nga artiste italianë. Organizatori i festivalit, Jusuf Beshiri, tha se ky është viti i 13-te që festivali zhvillohet në Durrës, një qytet që i përshtatet më shumë natyrës së këtij aktiviteti. “Mendoj që është një nga qytetet më antike në Europë, muzikë antike më shumë se sa meriton Durrësi nuk meriton asnjë qytet tjetër. Është i disati vit që vij në Durrës. Flitet për një natë tepër të veçantë pasi nuk është thjesht me instrumenta barok, por me muzikë baroke dhe me dance kontemporane, e cila...