Festa e Liqenit në Zogaj, tradita e Shkodrës tërheq turistë vendas dhe të huaj

Festa e Liqenit në Zogaj, tradita e Shkodrës tërheq turistë vendas dhe të huaj

Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, u shndërrua në qendër të festimeve verore me organizimin e “Festës së Liqenit”, një aktivitet që promovoi traditën, gastronominë dhe bukuritë natyrore të zonës. Nën atmosferën e krijuar buzë liqenit, turistë të huaj dhe banorë të zonës u bënë pjesë e një mbrëmjeje festive me shije tradicionale, muzikë dhe mikpritje karakteristike shkodrane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau pamje nga festa teksa e cilësoi këtë aktivitet si një shembull të promovimit të turizmit dhe traditave shqiptare. “Festa e Liqenit në Zogaj, tradita e Shkodrës që flet në çdo gjuhë të botës! Nga kaltërsia e liqenit te tavolinat me shijet e traditës, e deri te magjia e mbrëmjes nën dritën e fenerëve, Zogaj u...