Etno Fest, dita e katërt i kushtohet kujtesës me debat, muzikë dhe teatër

Etno Fest, dita e katërt i kushtohet kujtesës me debat, muzikë dhe teatër

Nën temën “Kujtesa”, dita e katërt e Etno Fest solli një program të pasur artistik dhe reflektues, duke ndërthurur debatin, muzikën dhe teatrin për të trajtuar rëndësinë e kujtesës kolektive dhe përvojave njerëzore. Mbrëmja u hap me debatin “Dëshmi, dinjitet dhe shpresë”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT/QKRM). Në panel morën pjesë drejtoresha Feride Rushiti, si dhe të mbijetuarit Ramadan Nishori dhe Shyhrete Tahiri, të cilët ndanë rrëfimet e tyre mbi përballjen me dhunën seksuale gjatë luftës, procesin e shërimit dhe rëndësinë e thyerjes së heshtjes. Gjatë diskutimit u theksua se përgjegjësia dhe turpi u takojnë vetëm autorëve të krimeve, ndërsa shoqëria duhet të mbështesë të mbijetuarit dhe të ruajë të vërtetën për brezat e ardhshëm. Programi artistik...