Ensemble Evening solli ritmet e jazz-it në Rame Lahaj International Opera Festival
Dilara Sollova Muzika jazz ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit artistik të Rame Lahaj International Opera Festival, duke sjellë çdo edicion një atmosferë ndryshe dhe duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë stile të ndryshme muzikore. Edhe këtë vit, në kuadër të festivalit, mbrëmja “Ensemble Evening” u shndërrua në një festë të vërtetë të jazz-it, ku skena u pushtua nga grupi italian Cosimo and the Hot Coals, një ansambël që vitet e fundit ka arritur sukses të konsiderueshëm në skenën ndërkombëtare. Gjashtë artistët nga Milano sollën në Prishtinë një ndërthurje elegante të Hot Jazz-it, New Orleans Jazz-it dhe Early Swing, duke krijuar një atmosferë të mbushur me ritëm, spontanitet dhe argëtim. Përmes interpretimit të tyre, publiku pati mundësinë të udhëtonte në epokën...
Burimi:
kultplus.com