Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë

Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë

Nxënësja e Shkollës së Muzikës në Gjilan ishte e vetmja pjesëmarrëse shqiptare në aktivitetin ndërkombëtar. Nxënësja e Shkollës së Muzikës në Gjilan, Eni Ademi, ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në një aktivitet artistik ndërkombëtar në Spanjë, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e saj në fushën e pianos, përcjell albinfo.ch,  Eni ishte e vetmja pjesëmarrëse shqiptare në këtë aktivitet, ku u prezantua me nivel të lartë interpretimi dhe përkushtim artistik, duke bërë krenarë familjen, mësuesit dhe institucionin që përfaqëson.Ajo është nxënëse e profesoreshës Dafina Bajrami, nën udhëheqjen e së cilës po zhvillon talentin dhe dashurinë për muzikën. Shkolla e Muzikës në Gjilan ka shprehur mirënjohje edhe për profesorin e akademisë Balkan Thalberg Piano, Giuseppe Devastato, për mundësitë që u ofron talenteve të rinj për të performuar në skena të ndryshme evropiane. Rrugëtimi...