Elon Musk sfidon Hollywood-in, Grok do të krijojë një film të plotë të “Odisesë”
Elon Musk ka njoftuar se platforma e tij e AI Grok Imagine do të realizojë një version të plotë filmik të “Odisesë” së Homerit, duke premtuar një adaptim që, sipas tij, do të jetë besnik ndaj veprës origjinale. Përmes një postimi në rrjetin social X, Musk bëri të ditur se filmi do të përfundojë në fund të vitit 2026. Njoftimi u shoqërua me një video të krijuar nga inteligjenca artificiale, e frymëzuar nga epopeja e lashtë greke. “Para se të përfundojë ky vit, Grok Imagine do të krijojë një film të plotë të ‘Odisesë’, historikisht të saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit”, shkroi Musk. Deklarata ka nxitur reagime dhe diskutime, pasi “Odisea” është një vepër mitologjike e shkruar rreth 2.800 vjet më parë, e mbushur me...
Burimi:
kultplus.com