Elon Musk sfidon Christopher Nolan, premton një “Odise” të krijuar nga inteligjenca artificiale
Elon Musk ka njoftuar se platforma e tij e inteligjencës artificiale Grok Imagine do të realizojë një version të plotë filmik të “Odisesë” së Homerit, të cilin e përshkroi si “historikisht të saktë” dhe besnik ndaj veprës origjinale. Përmes një postimi në rrjetin social X, Musk tha se filmi pritet të jetë gati deri në fund të vitit 2026. Njoftimi u shoqërua me një video treminutëshe të krijuar nga AI, e frymëzuar nga epopeja e lashtë greke, transmeton KultPlus. “Para se të përfundojë ky vit, Grok Imagine do të krijojë një film të plotë të ‘Odisesë’, historikisht të saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit”, shkroi Musk. Deklarata e tij ka ngjallur debat, pasi “Odisea”, e shkruar rreth 2.800 vjet më parë, është një vepër...
Burimi:
kultplus.com