Ekspozita “Mish dhie” nga piktori Helidon Haliti pas Tiranës në Belsh
“Mish dhie” ekspozita që përmes pikturave të saj ofron një reflektim të thellë mbi temat e paragjykimit dhe perceptimit, në shoqërinë bashkëkohore, pas Tiranës u hap këto ditë në galerinë “2 Botë” në Belsh. “Mish dhie” është ekspozita e re e piktorit Helidon Haliti “Mjeshtër i Madh”, e kuruar nga Diella, një ekspozitë e cila në Belsh është vizituar nga të rinj, artdashës, studiues të artit dhe më gjerë. Ekspozita sjell risi të dukshme konceptuale dhe vizuale, duke përfshirë vepra të reja, si dhe video instalacione, që eksplorojnë dimensione të reja të narrativës artistike. Një elemente i veçantë i kësaj ekspozite është përdorimi i inteligjencës artificiale në krijimin e personazheve, duke hapur një dialog bashkëkohor mbi identitetin, perceptimin dhe ndërveprimin mes artit dhe teknologjisë. Përmes...
Burimi:
sot.com.al