Ekspozita fotografike “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë përmes Fotografisë Tuaj” vazhdon rrugëtimin në Ballkanin Perëndimor, hapet në Prishtinë

Ekspozita fotografike “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë përmes Fotografisë Tuaj” vazhdon rrugëtimin në Ballkanin Perëndimor, hapet në Prishtinë

Ekspozita udhëtuese “Mbrojtja nga Zjarri në Natyrë përmes Fotografisë Tuaj” është hapur në Hani i 2 Robertëve në Prishtinë, duke vazhduar rrugëtimin e saj në Ballkanin Perëndimor me një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e natyrës dhe parandalimin e zjarreve. Pjesë e projektit “Menaxhimi i Zjarreve në Natyrë në Ballkanin Perëndimor (LFMWB)”, i zbatuar nga Farmahem dhe i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ekspozita prezanton 20 fotografi të përzgjedhura përmes një konkursi publik. Punimet, të ardhura nga i gjithë Ballkani Perëndimor, dokumentojnë pasojat shkatërruese të zjarreve, përpjekjet e zjarrfikësve dhe komuniteteve, si dhe nevojën urgjente për parandalim dhe bashkëpunim rajonal. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, si...