Edicioni i IX-të i “Eja këndo me ne”, mbi 64 shkolla 9-vjeçare të Tiranës iu bashkuan konkursit
Mbi 64 shkolla 9-vjeçare të Tiranës iu bashkuan konkursit “Eja këndo me ne”, duke sjellë në skenë talentin, pasionin dhe dashurinë për muzikën e brezit të ri. Këtë qershor u përmbyll dhe edicioni i IX-të i konkursit “Eja këndo me ne”, një nga projektet e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe Zyrën Vendore Arsimore Tiranë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se më shumë se 2 mijë nxënës patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike. “Përgjatë këtij rrugëtimi, më shumë se 2000 nxënës patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike, të përjetojnë emocionin e interpretimit në skenë dhe të krijojnë kujtime të...
Burimi:
sot.com.al