Edicioni i gjashtë i “Porto Palermo Festival” me mesazhe të forta për mbrojtjen e mjedisit
Ashtu si edhe vitet e tjera, edhe edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival nisi përtej skenës artistike, me një mesazh të fortë në mbrojtje të mjedisit. Mbi 150 vullnetarë dhe zhytës të përkushtuar iu bashkuan një aksioni për pastrimin e zonës përreth Kalasë së Porto Palermos dhe të detit, duke dhënë një shembull konkret të përgjegjësisë qytetare dhe kujdesit për natyrën. I mbështetur si projekt edhe nga Bashkia e Himarës, aktiviteti sensibilizues, që i parapriu hapjes së festivalit, kishte në qendër edhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm. “Ne e titulluam aktivitetin le te shpëtojmë detin. Kështu që ta prezervojmë, te mirëkujdesemi për detin. Nga aty pastaj, nga deti kalon te toka, kodrat e plazhet. Ato mbrëmjet janë magneti...
Burimi:
kultplus.com