E pazakontë, shkencëtarët bëjnë bukë duke përdorur majanë e gjetur në një mumje 5,000-vjeçare

E pazakontë, shkencëtarët bëjnë bukë duke përdorur majanë e gjetur në një mumje 5,000-vjeçare

Shkencëtarët kanë pjekur një bukë me maja duke përdorur lloje majaje të mbledhura nga një mumje 5,000-vjeçare dhe tani planifikojnë të shohin nëse mund t’i përdorin ato edhe për të prodhuar birrë. Majaja erdhi nga Otzi, Njeriu i Akullit, një kufomë e famshme e ruajtur në mënyrë të mrekullueshme duke qenë e ngrirë në akullin alpin pranë kufirit Itali-Austri derisa u zbulua në vitin 1991. Otzi ka qenë objekt studimi intensiv që kur u gjet dhe ka hedhur shumë dritë mbi popujt evropianë parahistorikë dhe mënyrën e tyre të jetesës. Shkencëtarët kanë studiuar kohët e fundit mikroorganizmat e ruajtur në dhe mbi mbetjet e Otzi-t. Një rezultat i papritur i kësaj pune ishte se studiuesit nxorën maja dhe më pas e përdorën atë për të...