E hodhi biletën fituese në kosh, punonjësit e pastrimit i kthejnë 1 milion euro

E hodhi biletën fituese në kosh, punonjësit e pastrimit i kthejnë 1 milion euro

Punonjësit e shërbimit të pastrimit në Itali, arritën të gjenin një biletë lotarie me vlerë 1 milion euro, pas një kërkimi disaorësh nëpër qeset e mbeturinave, duke ia kthyer atë pronares së saj, që e kishte hedhur gabimisht pasi mendoi se nuk kishte fituar. Gruaja nga qyteti juglindor i Bitontos, e kishte lënë biletën në pikën e shitjes së lotarisë, pasi në të ishte shënuar “nuk paguhet”. Megjithatë, arsyeja nuk ishte se bileta nuk kishte fituar, por pikërisht e kundërta, çmimi prej 1 milion eurosh ishte një shumë tepër e lartë për t’u paguar në pikën e shitjes. Roberto Nicola Toscano, drejtuesi i kompanisë së menaxhimit të mbeturinave, SANB, tha se familja e kuptoi vlerën e vërtetë të biletës vetëm pasi ishte kthyer në shtëpi....