Durrësi nën tingujt e muzikës së dhomës, nis Chamber Fest
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës- Chamber Fest Durrës, një ngjarje kulturore që po zhvillohet këtë sezon në qytetin bregdetar. Festivali këtë vit shënon edicionin e XXI dhe po zhvillohet në një atmosferë unike në mjediset e Muzeut Arkeologjik Kombëtar në Durrës. Festivali këtë vit nisi në 30 qershor dhe vijon deri më 12 korrik, ku muzika e dhomës do të bashkojë artistë të shquar nga Shqipëria dhe bota, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme të dialogut kulturor dhe artistik. Siç bëhet e dije nga Qendra Muzeore Durrës, ky festival, tashmë një traditë e konsoliduar në jetën kulturore të Durrësit, sjell koncerte me interpretues të nivelit të lartë, programe të pasura artistike dhe një përjetim të veçantë, ku muzika takohet me historinë...
Burimi:
sot.com.al