Dua Lipa sjell Mustafa-n në Festivalin e Letërsisë në Londër, një mbrëmje kushtuar poezisë
Dua Lipa do të bashkohet me poetin, këngëtarin dhe regjisorin me origjinë sudaneze-kanadeze Mustafa në një mbrëmje të veçantë kushtuar poezisë, në kuadër të edicionit të kuruar prej saj të London Literature Festival në Southbank Centre. Takimi është planifikuar të mbahet më 24 tetor, në orën 20:00, në Royal Festival Hall, si pjesë e festivalit që zhvillohet nga 21 tetori deri më 1 nëntor dhe që këtë vit shënon 75-vjetorin e Southbank Centre. Në qendër të mbrëmjes do të jetë “Nour”, përmbledhja poetike e Mustafa-s, e cila eksploron tema si besimi, ritualet, dashuria, humbja dhe pesha e heshtur e përditshmërisë. Gjatë eventit, Mustafa do të flasë për marrëdhënien e tij me poezinë dhe rrugëtimin e tij krijues, ndërsa bashkë me Dua Lipën pritet të diskutojë...
Burimi:
kultplus.com