Dua Lipa publikon episodin e podcastit me Lea Ypin dhe zgjedh “Free” si librin e muajit korrik
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar episodin e plotë të podcastit Service95 Book Club, ku bisedon me autores dhe akademiken shqiptare Lea Ypi për librin e saj të vlerësuar ndërkombëtarisht “Free”, i cili është përzgjedhur si leximi i muajit korrik. Dua Lipa, duke prezantuar librin, kujton se Lea Ypi ishte vetëm 11 vjeçe kur komunizmi ra në Shqipëri. Deri atëherë, ajo e kishte parë figurën e Stalinit dhe të Enver Hoxhës përmes syve të një fëmije, me një besim të pakushtëzuar ndaj figurave të regjimit. “Free” përshkruan një Shqipëri të izoluar politikisht, e cila ishte shkëputur jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Përmes këndvështrimit të një fëmije, Ypi sjell momente të pazakonta të jetës së përditshme, si...
Burimi:
kultplus.com