Dua Lipa fshin nga Instagrami fotot e Kep Merlit, veprimi ngjall debat pas podcastit me Lea Ypin
Fotografitë e Dua Lipës nga pushimet në Kep Merli, të cilat për vite me radhë ishin pjesë e profilit të saj në Instagram, nuk gjenden më në llogarinë e këngëtares. Veprimi ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, pasi vjen pak ditë pas publikimit të episodit të podcastit të saj me shkrimtaren Lea Ypi, ku u diskutua edhe për protestat kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Dua Lipa kishte ndarë më herët me ndjekësit pamje nga pushimet në jug të Shqipërisë, duke e cilësuar Kep Merlin si një nga vendet e saj të preferuara. Megjithatë, këto postime tashmë janë fshirë nga profili i saj, pa ndonjë shpjegim publik nga artistja. Fshirja e fotografive ka nxitur interpretime të ndryshme. Disa e shohin si një riorganizim...
Burimi:
kultplus.com