“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

Filmi i fundit i Christopher Nolan, “Odisea”, deri më tani ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në biletaritë e kinemave, por po ashtu është përballur me kritika të forta. Një person në veçanti, nuk është e lumtur. Akademikja Emily Wilson, e cila përktheu “Odisenë” e Homerit dhe në vitin 2017 u përmend nga regjisori si ndikim në përshtatjen e poemës si film, ka shkruar një recension të ashpër për filmin. Në artikullin e botuar në “London Riview of Book”, Wilson shkruan se “do të turpërohej po të kishte shkruar ndonjë pjesë të këtij skenari“, duke e përshkruar strukturën narrative të filmit si truk që kërkon vëmendje. “Shkrimi është i tmerrshëm”, tha ajo. “Asnjë nga personazhet nuk ka motivim bindës për veprimet ose fjalët e tyre. Nuk...