Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore
Më 30 korrik shënohet Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 përmes rezolutës A/RES/68/192. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin global mbi gjendjen e viktimave të trafikimit dhe të promovojë mbrojtjen e të drejtave të tyre. Simbol i kësaj dite është “Zemra blu”, e cila përfaqëson dhimbjen dhe vuajtjen e viktimave, si dhe indiferencën e atyre që përfitojnë nga ky krim i rëndë. Trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet një nga shkeljet më serioze të të drejtave të njeriut, duke prekur pothuajse çdo vend në botë. Sipas United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC), rreth 65% e viktimave të identifikuara në nivel global janë gra dhe vajza, ndërsa fëmijët përbëjnë afro një...
Burimi:
kultplus.com