Diplomatët amerikanë vizitojnë DPA-në, njihen me trashëgiminë arkivore dhe proceset e restaurimit
Bashkëpunimi kulturor dhe shkëmbimi i përvojës profesionale ishin në qendër të një vizite të përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z. Auron Rrokaj mirëpriti në një vizitë miqësore Zëvendës Shefen e Misionit në Detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Kathryn Hammond. Sipas DPA-së, në fokus të këtij takimi ishin përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe për shkëmbimin e përvojës profesionale. Në turin tanimë tradicional në mjediset e punës së DPA-së, znj. Hammond dhe përfaqësues të tjerë të ambasadës amerikane, u ndalën në Sallën e Studimit, ku u prezantuan me mënyrat e hulumtimit në dokumentacionin arkivor, i cili falë një platforme onlajn, është i aksesueshëm në shtëpinë...
Burimi:
sot.com.al