Delegacioni i ASHAK-ut mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës

Delegacioni i ASHAK-ut mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës

Delegacioni i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të rihapjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës, pas përfundimit të punimeve të renovimit të objektit. Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, akademikë, artistë, krijues, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artdashës të shumtë, përcjell KultPlus. Me rastin e rihapjes u prezantua një ekspozitë përfaqësuese me një përzgjedhje të pasur të veprave të artistëve shqiptarë të Kosovës, duke sjellë para publikut zhvillimin, vlerat dhe larminë e artit pamor në vend ndër dekada. ASHAK vlerësoi se rikthimi i Galerisë Kombëtare me hapësira të rinovuara përbën një hap të rëndësishëm për jetën artistike dhe kulturore të Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për promovimin e...