Del në ankand diamanti më i veçantë në botë
Një nga diamantët më të rrallë në botë pritet të tërheqë vëmendjen e koleksionistëve ndërkombëtarë në ankandin pranveror të Christie’s në Gjenevë. “Ocean Dream”, një diamant 5.50 karatësh me ngjyrë blu-jeshile të ndezur, mund të shiteet deri në 12.8 milionë dollarë. Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, ky është diamanti më i madh blu-jeshil i certifiikuar ndonjëherë nga Instituti Gemologjik Amerikan, GIA. Ngjyra e tij e pazakontë është krijuar nga rrezatimi natyror në koren e Tokës, një proces që zgjat miliona vite dhe që e bën gurin jashtëzakonisht të rrallë. “Ocean Dream’ është një diamant me ngjyrë blu-jeshile të ndezur. Është diamanti më i madh blu-jeshil i certifikuar ndonjëherë. Diamantët e gjelbër janë jashtëzakonisht të rrallë dhe shohim shumë pak të tillë që dalin në treg”,...
Burimi:
syri.net