Dakota Johnson do të jetë Marilyn Monroe në filmin e ri, transformimi për ikonën e Hollywood-it tërheq vëmendjen
Projekti i ri kinematografik “Flesh Impact” do të sjellë në ekran aktoren Dakota Johnson në rolin e yllit të përjetshëm të Hollivudit, Marilyn Monroe, me regji të Maggie Gyllenhaal. Njoftimi u dha më 27 korrik, duke përkuar me përvjetorin e një shekulli që nga lindja e aktores legjendare. Producentët zbuluan se Johnson do të mishërojë Monroe në periudhën e saj më të shkëlqyer, ndërsa aktorja e mirënjohur Ellen Burstyn do të portretizojë një anë tjetër të saj, të cilën ekipi e cilëson si “Marilyn që bota nuk e njohu kurrë”. Bashkë me lajmin, u publikuan edhe pamjet e para nga filmi, ku Dakota Johnson duket pothuajse e panjohshme, falë një metamorfoze të jashtëzakonshme që e bën të ngjajë tepër me të ndjerën. Regjisorja Maggie Gyllenhaal...
Burimi:
kultplus.com