Chillifestë 2026 nis sot në Krushë të Madhe me aktivitete agro-kulturore dhe koncerte
Festivali tradicional i perime-kulturës “Chillifestë” nis sot, më 7 gusht 2026, në Krushë të Madhe të Rahovecit, duke shënuar edicionin e tij të 12-të. Hapja e festivalit bëhet me një vizitë në fermën Korr e Ha dhe me organizimin e “Karnavalit të Perimeve”, ndërsa aktivitetet do të zgjasin tri ditë, më 7, 8 dhe 9 gusht. Organizatorët bëjnë të ditur se gjatë festivalit do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese, kulturore dhe promovuese, me fokus në agro-kulturë. “Gjatë këtyre tri ditëve do të mbahen aktivitete tradicionale, autoktone dhe unike, ndërsa për dy net rresht në mbrëmje do të ketë koncerte me këngëtarë të estradës shqiptare si TNT, Fisnikët, Ramadan Krasniqi – Dani, ILO, Bono, Mossi, Rina Balaj dhe shumë artistë të tjerë”, thuhet në njoftim....
Burimi:
kultplus.com