Bylis, mblidhet Komiteti Drejtues i projektit të BE-së për zhvillimin e turizmit me në fokus trashëgiminë kulturore
Punimet konservuese, në parkun arkeologjik të Bylisit dhe Klosit pritet që të nisin në javët në vijim krahas zbatimit të ndërhyrjeve në infrastrukturën turistike dhe ndërtimit të Qendrës Multifunksionale. Mbledhja e 4-të e Komitetit Drejtues të projektit “BE për Zhvillimin Ekonomik – Turizëm Zhvillimi Ekonomik Lokal me fokus në Trashëgiminë Kulturore” mblodhi në parkun arkeologjik të Bylisit përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Mallakastër, AICS Tiranë dhe partnerë të projektit. Siç bëhet me dije nga parku Bylis, takimi ofroi një mundësi për të shqyrtuar progresin e arritur që nga Komiteti Drejtues i mëparshëm dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm strategjikë për zbatimin e projektit. “Pjesëmarrësit theksuan se rezultatet e nismës po bëhen gjithnjë e më...
Burimi:
sot.com.al