Botohet libri “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti
E përgatitur për botim nga akademik Stefan Çapaliku, libri “100 vjet teatër në Shkodër: 1879–1979”, me autor Andrea Skanjeti, është një vepër monumentale që përmbledh një shekull histori të teatrit në Shkodër, një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në Shqipëri. Autori përfshin një numër të madh aktorësh dhe regjisorësh të njohur nga Shkodra, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e skenës teatrore në qytet. Ai gjithashtu sjell skena të njohura nga shfaqje të ndryshme dhe ndodhi të rëndësishme kulturore që kanë shënjuar rrugëtimin e teatrit në këtë qytet. Teatri në Shkodër ka një histori të pasur që daton që në fund të shekullit XIX. Qyteti, një qendër kulturore dhe arsimore, u bë vendi ku për herë të parë filluan shfaqjet teatrore në Shqipëri, të...
Burimi:
kultplus.com