Bota drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët

Bota drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët

Ligjvënësit në Francë pritet të votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke e bërë vendin një nga 20 shtetet në mbarë botën që kanë propozuar ose kanë vendosur masa të tilla. Pesë prej këtyre vendeve i kanë tashmë kufizimet në fuqi. Ja si paraqitet situata në vende të ndryshme: Kufizimet në fuqi Rrjetet sociale janë ndaluar për personat nën 16 vjeç në Australi që nga dhjetori i vitit 2025. Brazili miratoi në mars një ligj që detyron platformat të lidhin llogaritë e përdoruesve nën 16 vjeç me ato të prindërve të tyre, si dhe të verifikojnë moshën e përdoruesve. Në Kinë, ku interneti kontrollohet rreptësisht nga shteti, qasja e të miturve në rrjetet sociale është kufizuar në mënyrë...