Bogujevci viziton Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë e kulturës dhe traditës shqiptare

Bogujevci viziton Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë e kulturës dhe traditës shqiptare

Ministrja e Kulturës dhe e Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vizituar Panairin e Librit Shqip “Presheva 2026”, i cili këtë vit u organizua me moton “Libri dhe Tradita”. Gjatë vizitës në Preshevë, Bogujevci u njoh me aktivitetet e panairit, ku ishin të pranishëm botues, autorë dhe lexues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, duke prezantuar krijimtarinë letrare dhe botimet më të reja. Ajo vlerësoi rolin e librit në ruajtjen e kujtesës kulturore dhe në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve përmes gjuhës, letërsisë dhe traditës. “Libri është urë që na afron, ruan kujtesën tonë kulturore dhe forcon lidhjet tona përmes gjuhës dhe traditës”, u shpreh Bogujevci. Gjatë qëndrimit në Preshevë, ministrja vizitoi edhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, ku u prit nga kryetari Enkel...