Bletët mund të numërojnë

Bletët mund të numërojnë

Bletët dinë të numërojnë. Nuk kanë vetëm aftësinë të dallojnë stimujt vizualë, sikurse hipotizohej, por janë në gjendje të njohin vlerat numerike. Në këtë konkluzion është arritur pas rishikimit të gjithë eksperimenteve të kryera deri më sot, duke rianalizuar aftësitë reale perceptive të këtyre insekteve. Studimi është publikuar në revistën shkencore Proceedings of the Royal Society, Biological Sciences dhe mban firmën e një grupi ndërkombëtar kërkimor. Sipas neuroshkencëtarëve të përfshirë në këtë studim, debati në komunitetin shkencor ka qenë se pas eksperimenteve, bletët nuk dinë vërtet të numërojnë, por të njohin skema vizuale që përkojnë me numrat. Por biologët theksojnë se kur vlerësohet kapaciteti njohës i kafshëve, duhet dhënë prioritet perspektivës së tyre. Nisur nga ky përkufizim janë riekzaminuar të gjitha studimet, dhe sipas modeleve...