Në kërkim për vrasjen e 20 vjeçarit francez në Ksamil, kush është 29-vjeçari nga Hasi! I dënuar në Angli

Në kërkim për vrasjen e 20 vjeçarit francez në Ksamil, kush është 29-vjeçari nga Hasi! I dënuar në Angli

Syri siguron foton e autorit të dyshuar të vrasjes së 20 vjeçarit francez, Miguel Mendes, sot në mëngjes në Ksamil. Sokrat Vata, ende në kërkim, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe. 29 vjeçari ishte shpallur fajtor ne Angli per posedim të një arme sulmuese (perforcues metalik grushti), kokainë dhe drejtim mjeti pa siguracion. I riu francez, Miguel Mendes, u gjet i vdekur sot rreth orës 05:15 në shezlongët  e plazhit, pranë një lokali. Sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga Vata, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Foto: Sokrat Vata Kush është Sokrat Vata? Në një artikull të publikuar në BBC në 1 tetor 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite...