Blendi Gonxhja: Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700 evente në fushën e artit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700 evente në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë, duke shënuar një rritje prej 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë një konference për mediet, Gonxhja tha se të dhënat janë marrë nga platforma TEA, ku publikohen aktivitetet e organizuara dhe të promovuara nga institucionet kulturore, bashkitë, shoqatat, si dhe individët apo grupet që aplikojnë përmes thirrjeve të organizuara nga ministria. “Rezultati është që kemi 1700 evente në 6-mujorin e parë të këtij viti, me një rritje prej 26% më shumë se sa viti i kaluar vetëm në 6-mujorin e parë. Kjo tregon një rritje të financimit dhe një trefishim të mbështetjes...
Burimi:
kultplus.com