Bienalja e Venecias 2026/ Shqipëria prezantohet me “A Place in the Sun”: Një pavijon që rishkruan kufijtë e identitetit përmes artit bashkëkohor
Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë u inaugurua sot në edicionin e 61-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në La Biennale di Venezia, me prezantimin e veprës “A Place in the Sun” nga artisti Genti Korini, kuruar nga Małgorzata Ludwisiak. Në fjalën e tij, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bienalen e Venecias përfaqëson një moment me peshë strategjike për afirmimin e identitetit kulturor të vendit në skenën ndërkombëtare. Ai vuri në dukje se Pavijoni Kombëtar është një hapësirë ku Shqipëria artikulon mënyrën se si e kupton veten dhe si dëshiron të dialogojë me botën përmes artit bashkëkohor dhe mendimit kritik. Duke iu referuar veprës së Genti Korinit, Ministri Gonxhja nënvizoi se “A Place in the Sun” sfidon kufijtë...
Burimi:
top-channel.tv