Beethoven, Maria Callas dhe Leonardo da Vinci në mesin e figurave për kartëmonedhat e reja evropiane

Beethoven, Maria Callas dhe Leonardo da Vinci në mesin e figurave për kartëmonedhat e reja evropiane

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka prezantuar 10 dizajnet përfundimtare që do të garojnë për pamjen e re të kartëmonedhave euro, duke përfshirë figura të njohura historike si Leonardo da Vinci, Marie Curie, Maria Callas dhe Ludwig van Beethoven, si dhe temën alternative “Lumenjtë dhe zogjtë”. Dizajnet u prezantuan në një ceremoni në Frankfurt, ku morën pjesë presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, dhe anëtari i bordit ekzekutiv, Piero Cipollone. Ato u përzgjodhën nga rreth 1.200 propozime të paraqitura gjatë muajve të fundit. Njëzet e pesë vjet pas futjes në qarkullim të euros, kartëmonedhat pritet të marrin një identitet të ri vizual, duke lënë pas dizajnin aktual me ura dhe elemente arkitekturore të përgjithshme, të zgjedhur fillimisht për të shmangur favorizimin e ndonjë shteti të veçantë. Në...