Askush si Van Gogh, nuk shkroi ose pikturoi, skaliti, modeloi, ndërtoi apo shpiku, për një arsye tjetër veçse për të dalë nga ferri
Edhe pse ishte një shpirt i kyçur në zgafellat e ftohta dhe të makthshme të territ, mjeshtria e tij kaploi qiejt e adhurimit përmes penelatave plot dritë dhe ngjyrjeve të flakërimta të tavoletit. Vincent van Gogh nuk pikturoi për të pushtuar botën, por për të mos qenë rob fatalist terratisjes. Për të, arti nuk ishte profesion, as zbukurim i jetës. Ishte mbijetesë. Ishte frymëmarrje. Ishte përpjekja e fundit e njeriut për të dalë nga ferri. Askush, ndoshta më mirë se Antonin Artaud, nuk e kuptoi këtë dramë. Në librin e tij të jashtëzakonshëm “Van Gogh, i vetëvrarë nga shoqëria” (Van Gogh, le suicidé de la société, 1947), ai nuk shkruan një biografi të piktorit, por një aktakuzë kundër një bote që nuk di të jetojë...
Burimi:
kultplus.com