Argjentinasit sfidojnë rregullat e FIFA-s pas fitores ndaj Anglisë, shpalosin pankartë politike

Argjentinasit sfidojnë rregullat e FIFA-s pas fitores ndaj Anglisë, shpalosin pankartë politike

Lojtarët e Kombëtares së Argjentinës kanë shkaktuar polemika pas kualifikimit në finalen e Kupës së Botës 2026, duke shpalosur një pankartë me mesazh politik gjatë festimeve në fushë. Pas fitores ndaj Anglisë, futbollistët argjentinas morën nga tribuna një pankartë ku shkruhej “Malvinat janë argjentinase“, duke iu referuar mosmarrëveshjes së gjatë territoriale mes Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar për Ishujt Falkland, të njohur në Argjentinë si Ishujt Malvina. Mesazhi lidhet me konfliktin e vitit 1982 mes dy vendeve dhe mbetet një temë e ndjeshme në marrëdhëniet diplomatike, si dhe një simbol i fortë në kulturën sportive argjentinase. Rregullorja e FIFA-s ndalon shfaqjen e mesazheve politike, fetare apo ideologjike gjatë aktiviteteve zyrtare të organizatës. Për këtë arsye, veprimi i futbollistëve argjentinas mund të jetë objekt shqyrtimi nga...