Anthony Hopkins prezanton albumin e ri me vepra të kompozuara përgjatë gjashtë dekadave

Anthony Hopkins prezanton albumin e ri me vepra të kompozuara përgjatë gjashtë dekadave

Aktori legjendar britanik Anthony Hopkins ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij artistike. Në moshën 88-vjeçare, fituesi i dy çmimeve Oscar ka nënshkruar një kontratë diskografike me shtëpinë prestigjioze Decca Classics, duke prezantuar albumin e ri “Life Is A Dream”, i cili do të publikohet më 21 gusht. Hopkins e cilësoi marrëveshjen si “nderin e jetës”, ndërsa albumi përmbledh kompozime klasike të krijuara përgjatë më shumë se gjashtë dekadave, shumë prej tyre të frymëzuara nga fëmijëria e tij në Margam të Uellsit. Kënga e parë, “Bracken Road”, është publikuar tashmë dhe është pjesë e suitës “1947: Suite for Solo Piano and Orchestra”. Vepra përshkruan peizazhet, rrugët dhe natyrën që rrethonin shtëpinë e tij familjare në vitet 1940. Hopkins ka zbuluar se melodinë...