‘Another Time’, Arianit Beqiri hap ekspozitën personale në Galerinë e Arteve të Prishtinës

‘Another Time’, Arianit Beqiri hap ekspozitën personale në Galerinë e Arteve të Prishtinës

Galeria e Arteve të Prishtinës ka mirëpritur të hënën hapjen e ekspozitës personale të artistit vizual Arianit Beqiri, me titull “Another Time” (Tjetër herë), të kuruar nga artistja Rudina Xhaferi. E ndërtuar si një ndërthurje e performancës, instalacionit dhe ekspozimit të veprave, ekspozita solli një qasje konceptuale që e fton publikun të bëhet pjesë e procesit të interpretimit të artit bashkëkohor, shkruan KultPlus. Mbrëmja e hapjes nisi në platonë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ku artisti prezantoi një performancë-instalim që shërbeu si hyrje në konceptin e ekspozitës. Në qendër të performancës ishte një flamur i reduktuar vetëm në kornizën e tij, pa pjesën e brendshme, duke krijuar një hapësirë të zbrazët përmes së cilës publiku shihte qiellin. Teksa flamuri ngrihej ngadalë lart, performanca shoqërohej...