Anita Muçolli hap ekspozitën e parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës “The Blue Hour”
Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA do të mirëpresë ekspozitën e parë personale të artistes Anita Muçolli, të titulluar “The Blue Hour”, kuruar nga Hana Halilaj. Hapja e ekspozitës do të mbahet të mërkurën, më 29 korrik, nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa para-premiera për media është planifikuar nga ora 18:00 deri në 19:00. Ekspozita “The Blue Hour” vendoset mes kujtimeve të trashëguara dhe përvojës së jetuar të një artisteje të gjeneratës së dytë të diasporës, duke reflektuar mbi dijen ndërbreznore dhe përpjekjen për të ruajtur specifikën kulturore përballë përvojave të tjetërsimit, shkruan KultPlus. Përmes punëve të saj, Muçolli trajton mungesat, gjestet e mishëruara në trup, ritualet familjare dhe heshtjet që shpesh shoqërojnë përvojat e dhunës dhe migrimit. Hulumtimi i saj i fundit zhvillohet si...
Burimi:
kultplus.com