Anibar mbyll edicionin e 17-të, shpallen fituesit e garave të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka përmbyllur me sukses edicionin e 17-të, pas një jave të mbushur me filma, diskutime, punëtori, ekspozita, muzikë dhe takime mes artistëve e publikut nga e gjithë bota. Edicioni i sivjetmë solli një program të pasur me 217 filma, 11 kategori programore, prej të cilave gjashtë gara konkurruese, pesë jo-konkurruese dhe tri programe speciale, duke prezantuar krijime nga 46 vende të ndryshme të botës. Përmes kategorive garuese, juritë vlerësuan filmat dhe projektet më të spikatura të animacionit bashkëkohor. Në Garën Ndërkombëtare, çmimi kryesor iu dha filmit “To the Woods” me regji të Agnes Patron. Juria vlerësoi atmosferën mistike të filmit dhe mënyrën se si ndërton një marrëdhënie emocionale mes personazheve përmes muzikës dhe dizajnit të zërit. Special Mention iu dha...
Burimi:
kultplus.com